Gardiania e burgut në Londër, Linda De Sousa Abreu u dënua me 15 muaj burg pasi kreu marrëdhënie seksuale me një të dënuar.
Akti u filmua nga një tjetër i burgosur dhe videoja më pas përfundoi në rrjet dhe u bë menjëherë virale në internet.
30-vjeçarja punonte në burgun Wandsworth, në jug të kryeqytetit dhe “sjellja e saj e pahijshme”, sipas gjyqtarëve në Gjykatën e Kurorës të cilët e dënuan, nuk ishte një rast i izoluar.
Më vonë, organet e vuajtjes së dënimit dhe hetuesit gjetën një video të dytë të Abreut, e përfshirë në skena të tjera intime me të burgosurin, madje të filmuar nga kamera e saj standarde “body cam” që çdo roje e ka të ngjitur në uniformë.
E identifikuar nga kolegët e saj pasi videoja e marrëdhënieve të saj seksuale me të burgosurin u bë virale në internet, u arrestua muaj më parë në aeroportin Heathrow teksa po përpiqej të udhëtonte drejt Madridit me babanë e saj.
Sipas hetuesve, gruaja ka vuajtur nga probleme psikiatrike dhe trauma të tjera në të kaluarën, thekson media e huaj.
Megjithatë, sipas gjyqtarëve dhe dëshmisë së vetë Abreut, të gjitha marrëdhëniet në burg kanë qenë konsensuale.
“Videoja u bë shumë shpejt virale dhe dëmtoi reputacionin e burgut Wandsworth”, sipas gjyqtarëve.
Në videon e marrëdhënies seksuale të xhiruar nga një i burgosur i dytë, ky i fundit gjithashtu duket se pinte kanabis në qeli.
Top Channel