Të huajt marrin poste në Siri/ Luftëtarë bëhen ushtarakë të lartë, mes tyre edhe një shqiptar nga Maqedonia e Veriut

08/01/2025 13:35

Një shqiptar nga Maqedonia e Veriut është në mesin e luftëtarëve të huaj, të cilat drejtuesit e rinj të Sirisë i kanë dhënë poste të larta ushtarake.

Përveç shqiptarit, siç pohon Reuters dhe AFP edhe një shtetas i Taxhikistanit dhe tre ujgurë kinezë janë në mesin e të huajve që janë promovuar me detyra zyrtare. Atyre u është dhënë grada e gjeneral-brigadier dhe të paktën një prej tyre ka marrë postin e kolonelit sipas raportimeve të cilat REL thotë se nuk ka mundur t’i verifikojë në mënyrë të pavarur. Abdul Samrez Jashari, i lindur në Maqedoninë e Veriut – i njohur edhe si Abu Qatada al-Albani – në një profil në Facebook, që besohet se ai qëndron pas tij, ka shkruar se ka marrë gradën e kolonelit.

48 vjeçari është udhëheqës i “Xhemati Albani”, një grup militant i përbërë kryesisht nga shqiptarë etnikë dhe që është në aleancë Hayat Tahrir al-Sham (HTS) – oragnizata islamike e shpallur terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – e cila rrëzoi nga pushteti presidentin sirian, Bashar al-Assad në muajin dhjetor. Abdul Jashari që nga viti 2016 është i sanksionuar nga SHBA-ja. Sipas vendimit të Thesarit, ky këshilltar ushtarak është sanksionuar si njëri nga liderët e Al-Nusrës, degë e Al-Kaedës në Siri, dhe ka ndihmuar në mbledhjen e fondeve për familjet e luftëtarëve të Nusrës. Mësohet se  Xhemati Alban ka qenë aktiv në Siri që prej vitit 2012, ndonëse jo zyrtarisht me këtë emër. Ekspertët thonë se grupi xhihadist është i përbërë prej dhjetëra personave, ka strukturë komanduese etnike shqiptare dhe është i mirëstrukturuar.

Personat që janë anëtarë të këtij grupi, vijnë kryesisht nga Kosova, nga Maqedonia e Veriut, por edhe nga trevat e tjera shqiptare në Ballkan, dhe nga diaspora.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA