Gjithmonë jemi mësuar që talentet shqiptare, të lindur apo edhe thjesht rritur jashtë t’i admirojmë dhe të krenohemi edhe pse ata mbajnë veshur një fanellë të një vendi tjetër, duke thënë që është me origjinë shqiptare.
Si ne, sot ndihen Italianët, të paktën në sportin e skive alpine ku një prej talenteve më të mëdha në Europë, Lara Colturi, e bija e kampiones tyre të madhe Daniela Ceccarelli.
Në vizitën e saj në Tiranë Lara Colturi në një intervistë për Top Channel tregon 3 vitet e saj të para si shqiptare, ku u rrit nga një fëmijë I talentuar në një konkurrente serioze, duke kërcënuar emra të mëdhenj të këtij sporti në të gjithë Botën.
“Kur erdha për herë të parë Tirana ishte një vend ku po ndërtohej dhe tani pas gati 3 vitesh është një trasnformim i pabesueshëm, shkëlqen gjithçka sidomos tani nën dritat e festave. Në këtë sezon garoj me shumë vajza që janë sa dyfishi i moshës sime, 32-34 madje ka edhe 40 vjeçare. Dua të them që janë vajza që garojnë në këto nivele prej shumë vitesh dhe kanë eksperiencën e duhur për të menaxhuar situatat dhe për me tepër i njohin pistat pasi kanë kaq kohë që garojnë atje.”
Por nga një pjesëmarrëse, në këtë edicion sot je me dy trofe podium të Kupës së Botës.
“Objektivi im për këtë edicion të Kupës së Botës ishte vetëm që të ngjitesha një herë në podium, pasi e arrita këtë objektiv që në sllallomin e dytë të sezonit, tani jam shumë më e qetë. Në cdo pistë përpiqem të jap më të mirën dhe jam e fokusuar tek fakti që të trajnohem sa më mirë dhe të arrij që atë gjë të mirë që unë e bëj në stërvitje ta bëj edhe gjatë garës, por në mënyrën më të qetë të mundshme.”
Në janarin e ardhshëm do të jenë Lojrat Olimpike Dimërore, në Itali, dhe ti atje do të garon kundër vajzave italiane, nën ngjyrat kuqezi. Mediave të vendit tonë fqinj nuk i pëlqen shumë ky fakt.
“Gjëja më e rëndësishme kur të jem atje do të jetë thjesht të jem e qetë. Kur unë mora këtë vendim të vij me Shqipërinë rreth 3 vite më parë u përfola shumë. Por në ditët e sotme kur shohim edhe skiator shumë të mëdhej që kanë kaluar dhe garojnë për shtete të ndryshme, mund të them që evitoj dhe nuk dua t’i shoh ato që flasin për mua dhe për këtë zgjedhje, por fokusohem tek gjërat që duhet të bëj.”
Ndiheni nën presion për gjithçka përfaqëson nëna juaj për Italinë dhe ju që garoni sot për Shqipërinë me trajnere nënën tuaj?
“Fillimet e karrierës sime ishin nën emrin e nënës sime, pasi jam e bija e Daniela Ceccarellit, por tani rolet kanë ndryshuar tani është ajo nëna e Lara Colturit. E ndjej mamin që është shumë krenare për mua dhe me zgjedhjen që kemi bërë të garojmë këtu për Shqipërinë jemi të gjithë më të qetë. Zgjodhëm kështu për të qenë si familje të gjithë bashkë, të punojmë, të lodhemi dhe të argëtohemi. Shëtisim të gjithë Botën, duke zhvilluar sportin më të bukur në botë, në ajër të pastër.”
Çfarë bën Lara veç skive?
“Lexoj shumë, dëgjoj shumë muzikë, ndërkohë që këtë vit, jam në të fundin sezon të liceut kështu që do të kem edhe provimet. Ndërkohë që kam mbushur edhe 18 vjeç, pra jam maxhorene dhe mendoj edhe për gjërat që duhet të kem si e rritur, ndoshta një patentë makine, gjëra që i duam ne të rinjtë kur na duket pak vetja të rritur. Ndërkohë që kur kam pushim futem në pista patinazhi. Lëvizim të gjithë si familje së bashku, me vete marrim edhe qenin dhe macen, mund të them që lëvizim me një kopsht zoologjik me vete…(qesh) me fjalë të tjera mundohem dhe kaloj sa më shumë të jetë e mundur kohë me familjen.”
Top Channel