Kristjan Asllani zhgënjeu në Superkupën e Italisë përballë Milanit, me mesfushorin shqiptar ë hyri në fushë në pjesën e par, për të zëvendësuar të dëmtuarin Calhanoglu.
Gjithsesi, performanca e mesfushorit të Kombëtares shqiptare ishte për të ardhur keq, i cili gaboi shumë pasime, disa nga të cilat rezultuan deçizive.
La Repubblica ka raportuar se Interi ka nisur menjëherë punën për të gjetur zëvendësuesin e Asllanit, i cili është me “valixhe në duar” dhe në verë pritet të largohet.
Së bashku me të, nga Interi pritet të largohet dhe Davide Frattesi, i cili gjithashtu ka zhgënjyer tepër këtë sezon.
Vetëm disa ditë më parë, një ofertë trokiti në dyert e Interit për Kristjan Asllanin, me 20 milionë euro nga Premier League që u refuzuan nga klubi zikaltër.
Prej kohësh, shumë klube angleze kanë shfaqur interes për mesfushorin e Kombëtares sonë, me Premier Leaguen që e bën një opsion të mundshëm për të ardhmen e tij.
Top Channel