Kina nuk gjen qetësi, tronditet nga një tjetër tërmet i fuqishëm

08/01/2025 10:12

Kina është tronditur nga një tjetër tërmet këtë të mërkurë.

Tërmeti me magnitudë 5.5 kishte si epiqendër provincën e Qinghait, sipas Qendrës së Rrjetit Sizmologjik të Kinës (CENC).

Ditën e djeshme Tibeti u godit nga një tërmet i fuqishëm, ku për pasojë humbën jetën 126 njerëz dhe u plagosën 188 të tjerë. Pasojat që la pas janë katastrofike, pasi shumë banesa u shkatërruan dhe mijëra njerëz u detyruan që të zhvendoseshin.

Ndërkohë ekipet e shpëtimit janë duke kërkuar për personat që kanë mbetur nën rrënoja.

Tërmetet janë të zakonshme përgjatë skajeve të pllajës sizmikisht aktive Qinghai-Tibetan, duke përfshirë Madoi.

Rreth 102 tërmetesh me magnitudë 3 ose më të lartë janë regjistruar brenda 200 km nga tërmeti i së mërkurës gjatë pesë viteve të fundit, sipas CENC, me më të madhin që arrin një magnitudë prej 7.4 ballë në 2021.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA