Antony Blinken, sekretari i shtetit në largim, tha se ideja e Donald Trump për marrjen e Groenlandës nga Shtetet e Bashkuara, ndoshta me forcë ushtarake, nuk është gjë e mirë dhe nuk do të ndodhë.
“Mendoj se një nga propozimet bazë që sollëm në punën tonë gjatë katër viteve të fundit është se ne jemi më të fortë, jemi më efektivë, marrim rezultate më të mira kur jemi duke punuar ngushtë me aleatët tanë, duke mos thënë apo bërë gjëra që mund t’i largojnë ata”, tha Blinken në një konferencë shtypi në Paris të mbajtur së bashku me ministrin e jashtëm francez, Jean-Noël Barrot .
“Duke thënë këtë, ideja e shprehur për Groenlandën nuk është padyshim një ide e mirë, por ndoshta më e rëndësishme, është padyshim një gjë që nuk do të ndodhë. Kështu që ndoshta nuk duhet të humbim shumë kohë duke folur për të”, shtoi ai sipas Guardian.
Blinken do të japë dorëheqjen sapo Joe Biden të largohet nga detyra më 20 janar, teksa Trump ka emëruar Marco Rubio, senatorin republikan të Floridës, në vend të tij.
Top Channel