“Më 21 janar protestohej dhe vritej”/ Debat mes Luçiano Boçit dhe Erion Isait, ndërhyn edhe Zhupa: Ju që shkoni në SPAK tek cili lloj futeni, te shpendët apo kafshët Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së kësaj të mërkure përmendi disa prej rasteve të vjedhjeve të energjisë elektrike në kohën e opozitës në pushtet.
Rama: Dua të theksoj që ne e kemi gjetur sektorin në një katastrofë të nivelit botëror të krahasueshëm vetëm me vende që ne nuk e dimë ku janë s’kishin asnjë lidhje me Evropën që jetojmë, niveli i humbjeve për shkak të vjedhjeve haptazi ditën për diell me bekimin elektoral të qeverisë dhe me ndihmën e injorancës dhe paaaftësi qeverisëse shkonte afro 50%, ndërkohë që tek ai 51-52% i pjesës që nuk hyn tek humbjet, vjedhjet dhe kaosi i menaxhimit.
E merrnin energjinë, nuk e paguanin dhe kishte një fashë atëherë mbrojtëse një fashë kaosi dhe abuzimi se aty futeshin shumë revolucionarë me tesera partish në pushtet që ndanin katet e vilave dhe paguanin fasha sipas katit janë fakte këto se janë ekspozuar, ajo fashë mbronte pak më shumë se 100 mijë konsumatorë, sot kategoria që përfiton uljen është mbi 1 milionë konsumatorë. 10 herë më e madhe është mbrojtja dhe përkujdesja që jep qeveria dhe sektori publik qytetarit. Është një pension minimal plus nga ulja e këtij çmimi, që për pensionistët është gjë shumë e madhe.
Top Channel