Champions League / Renditjet përfundimtare, si do të ndahen skuadrat për shortin, oraret dhe skema që do të përdoret
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka pritur sot në KQZ ambasadorin britanik në Shqipëri, Nicholas Abbott, për të parë nga afër përgatitjet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për për parlamentaret e 11 majit.
Celibashi shkruan se gjatë takimit u diskutuan pikëpamjet dhe përpjekjet për masata kundër shitblerjes së votës, dhe shumë çështjeve të rëndësishme për procesin e zgjedhjeve.
“Mikpritëm sot në KQZ, Ambasadori Britanik në Shqipëri, z. Nicholas Abbott me të cilin zhvilluam një bisedë të hapur mbi përgatitjet e KQZ për Zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 11 Maj 2025. Pasi diskutuam mbi zhvillimet dhe mjedisin politik në këtë periudhë parazgjedhore, u thelluam mbi temën e votimit nga jashtë dhe sfidat e organizimit të këtij procesi. Ndamë pikëpamjet dhe përpjekjet tona mbi çështje me rëndësi si masat e marra për parandalimin e shitblerjes së votës, shmangies së abuzimit të burimeve shtetërore në fushatë dhe rritjen e rolit të institucioneve të tjera në luftën kundër krimeve zgjedhore.
Me Ambasadorin Abbott u ndalëm edhe tek plotësimi nga ana e KQZ të rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe nevojës së implementimit të plotë të rekomandimeve që kërkojnë ndërhyrje legjislative nga Kuvendi. Diskutuam në detaje për risitë e Platformës së Raportimit Financiar dhe promovimin e rolit mbikqyrës të shoqërisë civile mbi financimet zgjedhore.
Me Ambasadorin Abbott dakordësuam rëndësinë unike të procesit të ardhshëm zgjedhor që lidhet me anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në BE. E falenderova Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar për bashkëpunimin dhe mbështetjen e fortë ndaj KQZ dhe vijimin e nismave të përbashkëta për fuqizimin e institucionit”-shkruan Celibashi.
???️ Mikpritëm sot në @KQZShqiperi, Ambasadori Britanik në Shqipëri, z. Nicholas Abbott me të cilin zhvilluam një bisedë të hapur mbi përgatitjet e KQZ për Zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 11 Maj 2025. Pasi diskutuam mbi zhvillimet dhe mjedisin politik në këtë… pic.twitter.com/ZFVIDvCwS6
— Ilirjan Celibashi (@ICelibashi) January 8, 2025
Top Channel