Ngushtica e Hormuzit vë me “shpatulla pas muri” industrinë ajrore, BE paralajmëron për mungesë karburanti
Të paktën 95 persona kanë vdekur dhe 130 të tjerë janë lënduar pas një tërmeti të fortë në Kinë.
Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) tha se kishte regjistruar një tërmet me magnitudë 7.1 ballë, me qendër në rajonin e Tibetit.
Ai goditi në një zonë malore, pranë kufirit me Nepalin, pak pas orës 9:05 të mëngjesit të së martës, sipas Qendrës së Rrjeteve të Tërmeteve në Kinë.
A 6.8 Magnitude earthquake occurred in Dingri County, Xigaze City, Tibet, with a focal depth of 10 kilometers. (January 7, 2025, at 9.26 AM Shanghai Time)
[Source: CCTV News] pic.twitter.com/MW5d1lwjVU
— RenderNature (@RenderNature) January 7, 2025
Televizioni shtetëror i Kinës (CCTV) tha se epiqendra ishte në rajonin Tingri, rreth 380 km (240 milje) nga kryeqyteti i Tibetit Lhasa dhe rreth 23 km (14 milje) nga qyteti i dytë më i madh i rajonit, Shigatse – i njohur gjithashtu si Xigaz.
Shigatse është një nga qytetet më të shenjta të Tibetit.
Është shtëpia e Manastirit Tashilhunpo, selia e Panchen Lama, i cili është i dyti vetëm pas Dalai Lamës për sa i përket autoritetit shpirtëror në budizmin tibetian.
Në pamjet e publikuara në rrjetin social X duken pasojat e tërmetit të fortë dhe momentet kur banorët largohen të tmerruar nga një prej marketeve në zonë.
དིང་རི་ལ་ས་ཡོམ་བྱུང་ནས་མི་༣༦རྐྱེན་འདས་སུ་སོང་བ།At least 35 people have been reported dead after a powerful earthquake in Tingri County of Shigatse City in Tibet. China’s central news confirmed 9 people dead, but on Weibo, several sources confirmed that 36 people have died #Tibet pic.twitter.com/YJYOzp6yDd
— Tseringkyi ཚེ་རིང་སྐྱིད། (@Tibetankyi) January 7, 2025
Top Channel