SPAK shpall moskompetencën për kallëzimin e PD, i kërkon Prokurorisë së Tiranës që të hetojë rastin

07/01/2025 13:03

SPAK i kërkon Prokurorisë së Tiranës që të hetojë kallëzimin e PD ndaj Policisë së Shtetit në lidhje me protestën e fundit të opozitës.

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion shpalli moskopetencën për denoncimin e PD dhe ia referoi prokurorisë që ka juridiksionin.

Më 24 dhjetor, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike bëri kallëzim penal në SPAK dhe Prokurorinë e Tiranës kundër ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha, drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ilir Proda, drejtorit të Drejtorisë Vendore Tiranë, dhe zyrtarëve të tjerë të Policisë së Shtetit.

“Penguan tubimin, ushtruan dhunë, konsumuan 6 vepra penale”, shkruante PD në njoftimin zyrtar për denoncimin.

Protesta e opozitës më 23 dhjetor u shoqërua me tensione mes anëtarëve të PD, protestuesve dhe policisë, ndërsa u bllokuan 5 nyjet kryesore të Tiranës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA