VIDEO/ Vrau Ramazan Matajn me 9 plumba, momenti i arrestimit të autorit! Pushkën e kishte fshehur në…

07/01/2025 13:08

Ky është momenti i arrestimit të Arjon Hasajt, 29-vjeçari i cili një ditë më parë ekzekutoi me nëntë plumba Ramazan Matajn në Shkodër.

Nga hetimet rezultoi se 29-vjeçari Arjon Hasaj, për motive të dobëta, ka qenë organizatori dhe ka kryer vrasjen e të riut.

29-vjeçari, nëpërmjet llogarive të rreme në rrjete sociale, ka komunikuar me Ramazan Mataj, për ta nxjerrë në pritë në fshatin Dragoç, ku dhe dyshohet se e ka vrarë.

Sipas policisë, dyshohet se Ramazan Mataj kishte ndikuar për prishjen e marrëdhënieve bashkëshortore të motrës së autorit.

Autori i dyshuar është ndihmuar nga vëllai i tij, Klisman Hasaj, për sigurimin e kushteve për të kryer vrasjen dhe për të fshehur armën e krimit.

Pas krimit, dy vëllezërit e fshehën armën në një zonë të pyllëzuar dhe më pas e groposën në tokë në oborrin e banesës.

Arjon Hasaj u arrestua për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”;

Vëllai i tij, Klisman Hasaj, u arrestua për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”. Në drejtimin e Prokurorisë njofton policia, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA