Qendra e sigurisë kibernetike, nis ndërtimi në Tiranë i kompleksit për agjencitë shtetërore të luftës kibernetike

07/01/2025 13:06

Shtimi i sfidave lidhur me sigurinë kibernetike ka detyruar qeverinë të financojë  ndërtimin e një Poli të ri të Teknologjisë së Informacionit dhe Sigurisë kibernetike.

Ndërtimi këtij poli ka  një sipërfaqe prej 9 mijë metër katrorë. Si pjesë e këtij poli është parashikuar ndërtimi një kompleksi godinash qeveritare ku do të akomodohen me zyra disa agjenci që operojnë në fushën e informacionit dhe sigurisë kibernetike. Ecurinë e punimeve e ndoqi  Kryeministri Edi Rama së bashku me Zv/Kryeministren dhe Ministren e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku.

“Parashikohet që të kemi një ndërtesë mbi tokë që do të arrijë në 4000 metra katrorë, ndërkohë që nëntoka arrin në 5800 metra katrorë ku një pjesë e zyrave do jenë në nivelin -1 për arsye sigurie, ku ndodhen serverët dhe zyrat e tjera te operimeve. Nga ana tjetër, kati -2 do të jetë parkim me mbi 115 vende parkimi”, shprehet Balluku.

“Kompaninë e kemi ‘shalqi me provë’ dhe kam shumë besim që do të bëhet jo vetëm punë shumë cilësore, por edhe në afat. Afati i përfundimit është për 18 muaj, por mbase edhe nga eksperienca me ju, edhe më shpejt mund të mbyllet. Është shumë e rëndësishme për ne kjo godinë, se faktikisht është një godinë me standarde të sigurisë së lartë, për vetë aktivitetin që kryhet brenda saj, qoftë nga agjencia e mbrojtjes kibernetike që siç e tha dhe zëvendëskryeministrja, ka marrë një rëndësi të veçantë, por dhe ka bërë përparim të konsiderueshëm dhe së fundmi është pajisur me një teknologji të fjalës së fundit që na vë realisht në vendet e larta të klasifikimit në Europë për mbrojtjen.”, thotë Rama.

Faza tjetër tha kryeministri do të përfshi  për të ndërtuar më tej standarde të reja për gjithë pjesën e akademisë, policisë dhe akademisë së sigurisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA