Mes dilemës se primareve dhe lindjes se partive te reja opozitare ne prag te zgjedhjeve te 11 majit,  varkën elektorale të Partisë Demokratike e pret një lundrim i trazuar drejt betejës se pranverës.

Ethet e listave kane nisur te ndihen në selinë blu, ndërkohë që aleatët janë  ende në pritje të formulës se koalicionit.

“Ajo që është e rëndësishme, është përfshirja e sa me shume  subjekteve të djathta në këtë koalicion. Fraksionimi i opozitës do te ishte dem. Kujtoj 2021 pasi  nëse 120 mijë votat e LSI do ishin pjesë e një koalicioni  padyshim do ishin kthyer në më shumë mandate jo në katër siç mori LSI dhe do kishin një tjetër raport në përfaqësimin parlamentar”, thotë Fatmir Mediu.

Në listën e  Partisë Demokratike do ketë një vend edhe  për aleatët historik. Negociatat janë ende të hapura,  por kryerepublikani  Fatmir Mediu  kërkon që aritmetika elektorale e liderit të opozitës  të marrë për bazë   peshën elektorale të partive të koalicionit.

“Sa i përket raporteve elektorale që do vendosin se ku do jete njëri apo tjetri mendoj qe duhet pare përfaqësimi politik parlamentar por dhe pesha e tyre ne qarqe politike te ndryshme”, shton ai.

Partia Demokratike  po vrapon e ndarë  drejt betejës së pranverës. Deputetet e shkëputur nga gjiri i saj kanë krijuar formacione te reja politike, si Enkelejd Alibeaj  dhe Agron Shehaj, ndërkohë që Lulzim Basha nuk e ka ende formulën sesi do te futet në zgjedhje.

Por demokratët  sfidën mesa duket, nuk e kane vetëm brenda llojit, por edhe me  parti te reja si Lëvizja Bashke apo Shqipëria Bëhet, të cilët synojnë të zhbëjnë monopolin e dy partive te mëdha në Parlament.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA