I ftuar në “Live From Tirana” në Top Albania Radio ka qenë reperi i njohur Stresi, për të folur më shumë mbi si ka nisur ky vit për të, çfarë të rejash do të kemi së shpejti, por jo vetëm.
Stresi u ndal dhe tek reagimet e fundit në rrjet, pas deklaratës së Bernardit të bërë në “Big Brother VIP”, ku pranoi publikisht se është homoseksual…
Reperi u shpreh: Këta njerëz flasin kundër urrejtjes, kur urrejnë familjen e vet. E urrejnë sepse nuk janë askush që të zhdukin fjalën ‘nënë’ e ‘bab’. Këta po e zhdukin.
Këto specie të tilla, nuk e di si marrin guximin të bëjnë deklarata të tilla në një reality show. Kam më shumë respekt për ata që janë diskret, by*****… Kam shumë arsye të forta pse jam kundër atyre dhe do jem gjithmonë.
Stresi dha gjithashtu dhe një deklaratë goditëse për homoseksualët dhe për aktivistët e mbrojtjes së të drejtave të komunitetit LGBTQ+: Kam të drejtën të mendoj dhe kam dyshimet e mia, që këta paguhen nga një organizatë e madhe që të përhapin këtë frymë në reality show. Xheni Karaj paguhet patjetër. Kam mendimet e mia, qofshin të gabuara apo jo. Këta prishin vlerat e familjes.
Është sfidë e madhe të flasësh kundër tyre. Por ne si popull kemi sfida më të mëdha. Jam këtu për të folur kush ka fëmijë që do t’i rrisë e t’i edukojë, duhet të ngrejë zërin se fëmija i tyre mund të rritet e të bëhet pjesë e këtyre komuniteteve.
Se çfarë bëjnë ata me prapanicat e veta nuk është puna ime. Unë jam këtu për të treguar replikat dhe kritikat e mia, dhe mendimin tim shumë të fortë. Këta kanë luajtur me simbolet tona kombëtare. Dhe ky është gabim i madh. Janë vlera antikombëtare. I bie që nuk e duan Shqipërinë./ TAR
Top Channel