Kongresi amerikan mblidhet sot për të certifikuar fitoren e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Zëvendëspresidentja aktuale, Kamala Harris, është përgjegjëse për kryesimin e numërimit të rezultateve nga secili prej 50 shteteve të vendit, cla e vendos atë në pozicionin e certifikimit të humbjes së saj.

Një procedurë e tillë në vetvete konsiderohej thjesht formalitet. Por vetëm deri katër vite më parë, kur mbështetësit e Trumpit, që refuzuan të pranonin fitoren e Joe Bidenit, mësynë Kapitolin duke plagosur rreth 140 oficerë policie, duke shkaktuar dëme në ndërtesë dhe duke detyruar ligjvënësit të strehoheshin për shkaqe sigurie.

Skena të ngjashme megjithatë nuk priten këtë radhë sepse Harris e ka pranuar humbjen dhe presidenti Joe Biden ka theksuar nevojën për një proces paqësor të kalimit të pushtetit.

Autoritetet janë përgatitur për çdo rast, duke ngritur pengesa të larta metalike rreth kompleksit të Kapitolit. Më herët, Presidenti Biden e quajti atë që ndodhi më 6 janar të vitit 2021 “një nga ditët më të vështira në historinë amerikane”.

“Ne duhet të kthehemi në kalimin normal të pushtetit”, tha ai.

Më shumë se 1500 persona janë akuzuar në lidhje me sulmin në Kapitol. Trumpi është zotuar se do të shpallë faljen e tyre pasi të marrë detyrën më 20 janar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA