Ish-kryeministri socialist Pandeli Majko hyri si drejtues politik i qarkut Kukës në mbledhjen e parë për 2025 të kryesisë socialiste.
Edi Rama i dha një detyrë të re partiake si forcë shtesë në skuadrën elektorale të PS në Tiranë.
Drejtimin e punëve të PS në Kukës nga sot do ta udhëheqë Eduart Shalsi.
Top Channel mëson se kjo lëvizje e Majkos lidhet me një performancë jo të duhurën nga të gjitha organizatat e PS në qarkun Kukës në procesin e identifikimit të votuesve potencial nga diaspora.
Në këtë mbledhje të kryesisë është folur edhe për atë çfarë ka prodhuar deri më tani, censusi i brendshëm i PS me qëllim identifikimin e votuesve të mundshëm për këtë forcë politike nga shqiptarët jashtë vendit.
Nga telefonatat me shqiptarët në diasporë bërë nga PS, rreth 200.000 prej tyre kanë shprehur si preferencë të mundshme për të votuar forcën politike të udhëhequr nga Edi Rama.
Megjithatë duhet pritur fillimisht për të mësuar sa do të jetë numri shqiptarëve të cilët do të regjistrohen prej 11 Janarit përmes sistemit PER për shprehur interes për të votuar.
Se sa do të jetë numri real i votuesve nga diaspora për PS dhe partinë e tjera kjo do të mësohet pas 11 Majit.
Megjithatë në Edi Rama i kërkoi kryesisë socialiste bashkë me krye bashkiakët socialist të angazhohen në inkurajimin e shqiptarëve në diasporë për tu regjistruar e votuar.
Sikurse hapjen e zyrave të PS në diasporë për të shtuar kontaktet e drejtpërdrejta me votuesit potencial të PS.
Top Channel