Dhënia e Medaljes Presidenciale të Lirisë sipërmarrësit George Soros nga ana e presidentit amerikan Joe Biden ka shkaktuar reagime në rrjet.
CEO i Tesla-s, Elon Musk ka postuar një foto demonike në rrjetin social X.
“George Soros duket mjaft mirë këtu. Duhet të jetë ndriçimi”, ka shkruar Musk krahas fotos të montuar ku duket Biden.
George Soros looking quite good here. Must be the lighting. pic.twitter.com/gNHhKyd2GQ
— Elon Musk (@elonmusk) January 5, 2025
Për dhënien e medaljeve ka reaguar edhe zv. Presidenti i zgjedhur i SHBA, JD Vance.
“Mezi presim që Biden t’i japë Medaljen Presidenciale të Lirisë (pas vdekjes) Pol Pot dhe Konti Drakula”, ka shkruar ai.
Looking forward to Biden giving the Presidential Medal of Freedom (posthumously) to Pol Pot and Count Dracula.
— JD Vance (@JDVance) January 4, 2025
Pol Pot ishte një revolucionar dhe diktator kamboxhian, i njohur si udhëheqësi i Khmer Rouge, një lëvizje radikale komuniste që qeverisi Kamboxhian nga 1975 deri në 1979. Midis 1.5 dhe 2 milionë njerëz (rreth 25% e popullsisë së Kamboxhias) vdiqën gjatë sundimit të tij për shkak të urisë, mbingarkesës, torturës dhe ekzekutimeve.
Konti Drakula është një personazh letrar i krijuar nga shkrimtari irlandez Bram Stoker në romanin e tij gotik “Dracula”, botuar për herë të parë në vitin 1897. Ai është një vampir legjendar dhe një nga figurat më të famshme të letërsisë dhe kulturës popullore. Drakula është përshkruar si një fisnik me aftësi mbinatyrore dhe një oreks të pangopur për gjak njerëzor.
Top Channel