Armando Broja e ka nisur mjaft keq vitin 2025, duke pësuar një dëmtim në ndeshjen kundër Bournemouth, me sulmuesin shqiptar që la fushën që në minutën e 32’ të sfidës.
Kjo gjë duket se i ka lënë një shije të keqe tifozëve të Everton, të cilët prisnin shumë nga sulmuesi 23-vjeçar, i cili u huazua në fund të merkatos së verës nga Chelsea, me të drejtën për ta blerë verën e këtij viti.
Një gjë e cila nuk kërkohet më nga fansat, të cilët kanë “shpërthyer” ndaj yllit shqiptar, i cili pjesën më të madhe të sezonit e ka kaluar i dëmtuar.
Sipas “Football Insider”, tifozët kërkojnë që Brojës t’i ndërpritet menjëherë kontrata e huazimit dhe të rikthehet te Chelsea këtë dimër dhe të zëvendësohet me një sulmues tjetër.
Ky do të ishte një lajm tepër i keq për sulmuesin e Kombëtares shqiptare, i cili nuk preferohet nga trajneri Enzo Maresca në Londër dhe nëse një rikthim i mundshëm ndodh, atëherë do të nisë sërish puna për një tjetër huazim.
Top Channel