Një zjarr i madh ka përfshirë dy banesa mbrëmjen e sotme në Pogradec.
Një nga fqinjët u shpreh se kanë frikë se mos flakët përfshijnë edhe banesa të tjera, ndërsa ai tregon se në njërën nga banesat ndodhej një grua me dy fëmijë të vegjël.
“Unë tani erdha se çova mamanë se kishim një vaki, edhe thashë mos më kish rënë zjarr në shtëpi. E pashë nga makina që në unaza lart , ja arrita erdha shpejt. Se unë këtu jam në një pallat ngjitur. Te shqetësuar familja, se u ra zjarri, ata janë të shqetësuar se çdo njeri që të jetë është normale.
Ajo me fëmijët brenda, me 2 fëmije të vegjël, të shoqin nuk e ka aty. Janë 3 familje. Frika është se mund të vijë zjarri fryn një erë ato shkëndija janë. Edhe sidomos këto pallatet qe kemi ne ato me dërrasa janë, me trarë, një shkëndijë po mori, është barut”, tha ai.
Top Channel