Debati mes Livias dhe Gertës që filloi te karrigia në shfaqjen e fund vitit ka eskaluar në fyerje nga të dyja palët.
Gerta i thotë Livias që është vegël e Rozanës dhe se ndodhet në shtëpinë e Big Brother VIP vetëm nga historitë e dashurisë që ka pasur jashtë. Kjo e fundit i përgjigjet duke i thënë se nuk është as gjysma e motrës së saj.
Pas debatit Livia është përlotur dhe ka shkuar në dhomën e rrëfimit, ku ka shkuar ta qetsojë Rozana.
Pjesë nga debati gjatë prime:
Gerta: Unë kam pasur një lloj afrimiteti me Livian kur isha opinioniste në Përputhen, dhe sot dua ta pyes pse pati tendence ndaj meje për të më zënë karrigen… më the nuk çohem se nuk e kam me tapi
Livia: I joti ta fut sot
Gerta: Çfarë i kam bërë unë Livias që të më kthehet me tendencë?
Top Channel