Ndërron jetë njeri me i vjetër në botë, sipas rekordeve botërore Guinnes.

Tomiko Itooka nga Japonia vdiq në moshën 116-vjeçare. Yoshitsugu Nagata, një zyrtar përgjegjës për politikat e të moshuarve, tha se Itooka vdiq më 29 dhjetor në një shtëpi kujdesi në Ashiya, prefektura Hyogo në Japoninë qendrore.

Itooka, lindi më 23 maj 1908. Ajo u bë personi më i vjetër vitin e kaluar pas vdekjes së 117-vjeçares Maria Branyas , sipas Grupit të Kërkimeve Gerontologjike (GRG).

Kur asaj iu tha se ishte në krye të listës botërore të renditjes superqindvjeçare, ajo thjesht u përgjigj: duke thënë “Faleminderit”.

E lindur në Osaka, Itooka ishte një volejbolliste në shkollë të mesme dhe prej kohësh kishte një reputacion për një shpirt të shkëlqyeshëm, tha Nagata. Ajo u ngjit dy herë në malin Ontake 3,067 metra.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA