Sulmi në New Orleans/ Kundërzbulimi i SHBA-së në alarm: Mund të ketë të tjera!

04/01/2025 11:45

Sulmi në New Orleans mund të pasohet nga të tjerë: Agjencitë amerikane të rendit dhe zbulimit janë të shqetësuara dhe nuk përjashtojnë mundësinë e episodeve të ngjashme me atë shokues të ditës së Vitit të Ri kur një veteran i ushtrisë amerikane drejtoi një kamion përmes turmës së njerëzve në lagjen më të famshme të qytetit.

Shqetësimi është përcjellë hapur në një buletin informativ të këtyre agjencive të bërë publik një ditë pasi FBI-ja doli në përfundimin se Shamsud-Din Jabbari, një 42-vjeçar nga Teksasi, ishte frymëzuar “100 për qind” nga Shteti Islamik për kryerjen e sulmit që shkaktoi vdekjen e të paktën 14 personave dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve.

Jabbar, i cili kishte një flamur të ISIS-it në kamionin me qira të përdorur për sulmin, mbeti i vrarë gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë. FBI-ja, Departamenti i Sigurisë Kombëtare dhe Qendra Kombëtare e Kundër-Terrorizmit “janë të shqetësuara për sulme të mundshme të ngjashme ose hakmarrëse”, thuhet në buletinin e publikuar nga tre agjencitë. P

ersona të tjerë të prirur për sulme të tilla mund ta ndjekin këtë shembull “duke pasur parasysh lehtësinë e blerjes së automjeteve dhe të aftësive të nevojshme për të kryer një sulm”, nënvizohet më tej. Buletini vë në dukje se deri të enjten, Shteti Islamik nuk kishte marrë përgjegjësinë për sulmin në Nju Orlins.

Por, mbështetësit e grupit në internet e përshëndetën atë sulm si edhe përplasjen e një automjeti më 20 dhjetor në Gjermani, edhe pse ai incident nuk dukej se ishte i frymëzuar nga Shteti Islamik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA