Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) njoftoi sot se parandaloi një sulm me bombë në Yekaterinburg dhe arrestoi katër të rinj që dyshohet se po planifikonin ngjarjen e rëndë.
FSB tha se kishte sekuestruar pjesë për një pajisje shpërthyese të improvizuar dhe se hetuesit në rajonin e Sverdlovsk kishin nisur një hetim penal, sipas agjencive ruse të lajmeve.
Të arrestuarit janë shtetas rusë
Katër adoleshentët janë shtetas rusë të lindur në 2007 dhe 2008, sipas FSB-së, e cila nuk i përmendi emrat e tyre.
Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë tha se të arrestuarit “ndanin idetë e një organizate terroriste të ndaluar në Rusi dhe planifikonin të kryenin një akt terrorist duke përdorur një mjet shpërthyes të improvizuar” në zonat e mbushura me njerëz në Yekaterinburg.
Ai shtoi se dy nga të arrestuarit ishin përfshirë në një zjarrvënie në një automjet të Ministrisë së Brendshme. Agjencia e lajmeve Interfax raportoi se zjarrvënia ka ndodhur më 22 dhjetor 2024.
Top Channel