Olsi dhe G Bani kanë pasur një përplasje të fortë verbale me njëri-tjetrin në banesë, e cila gati kaloi në përplasje fizike.
Në ‘prime’ ata kanë sqaruar deklaratat që kanë bërë ndaj njëri-tjetrit, ndërsa në bisedë ka ndërhyrë edhe Laerti, i cili ishte i përfshirë në debatin mes tyre.
Pjesë nga diskutimi:
G Bani: Kur flet si rrugaç di dhe unë të sillem si rrugaç
Olsi: Nuk ka kuptim të më thuash mua që bën si gangster, dhe ta thash që jashtë shtëpisë do ta kuptosh sa gangster jam, jo të të them ty që kur të dalësh jashtë ke për ta parë ti
Laert: Një gjë nuk kuptova pse G Bani gënjeu që kishte ditëlindjen… gjëja tjetër që bëri ishte që dërgoi dy paketa cigare për ne që ishim andej, sa për epitetet më fal po në Shqipëri jetojmë, të mohoj unë se kam provuar çdo gjë të mundshme nuk është ndonjë hata e madhe po ka qenë vullneti im të qëndroj larg çdo gjejë dhe t’i besoj vullnetit të Zotit
G Bani: Sikur kam zgjedhur dhe unë
Valbona: G Bani është provokuar nga Olsi duke e ditur shpërthimet që ka
Olsi: Po e kam provokuar
Rozana: G Bani është pak impulsiv, është i sinqertë, nga gjithë djemtë e shtëpisë është më i sinqerti këtu.
Arbër: Dua të përgëzoj vajzat që sa herë ka një incident në shtëpi cohën dhe i ndajnë, çunat s’para e bëjnë për vajzat, ndoshta nuk e konsiderojnë aq të rrezikshme. Olsi e menaxhoi më mirë veten, provokime ka por t’i duhet të tregosh sa i aftë je për të mos rënë pre. Çfarë do të thotë mjellosh, se e kërkova dhe në fjalor dhe nuk e gjeta
Laerti: Është kur provon pluhura të ndryshme, G Bani më ka thënë ne krenoheshim me ty në Greqi…. një nga ato që kam bërë është të ofroj ndihmën time falas si përkthyes në çështjet që kanë pasur shqiptarët në Gjykatën e Athinës.
G Bani: Nuk më ka shkuar në mendje që do më thoshte Laerti burgaxhi, ndoshta është se kemi pëlqim për të njëjtën vajzë
Top Channel