Njihej me Princin William? Kush është viktima e sulmit terrorist të 1 janarit në New Orleans

04/01/2025 18:21

Britaniku Edward Pettifer është konfirmuar të jetë një nga viktimat e sulmit terrorist të 1 janarit në New Orleans.

31-vjeçari ishte thjeshtëri i Tiggy Legge-Bourke, ish-dados së Princit William dhe Princit Harry.

Në një deklaratë të postuar në Instagram, Princi William tha “Unë dhe Catherine kemi qenë të tronditur dhe të pikëlluar nga vdekja tragjike e Ed Pettifer. Ngushëllimet tona shkojnë për  familjen Pettifer dhe të gjithë njerëzit e pafajshëm që janë prekur tragjikisht nga ky sulm i tmerrshëm”

Edward ishte djali i madh i Charles Pettifer dhe Camilla Wyatt, pasi prindërit e tij u ndanë, ai jetoi me nënën dhe vëllanë e tij në Londër. Pettifer ishte skiator dhe peshkatar i pasionuar, ai ishte student në shkollën prestigjioze Stowe School.

Sulmi tragjik në New Orleans u krye nga veterani i ushtrisë, Shamsud Din Jabbar përplasi një kamion të marrë me qira në një turmë njerëzish gjatë festimeve të Vitit të Ri. Ky akt terrorist la pas 15 viktima dhe shumë të plagosur. Jabbar, vdiq pas një shkëmbimi zjarri me policinë.

Në një deklaratë nga familja e Edward, ata shprehën “dhimbjen” për humbjen e tij dhe kërkuan që të mbajnë zi për humbjen e djalit të tyre në në mënyrë private.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA