Dëbora deri në 40 centimetra në Kukës, në zonat e thella bëhet apel për kujdes

04/01/2025 15:27

Kukësi është zgjuar i zbardhur nga bora, në qytet trashësia nuk i ka kaluar 5 cm, por në zonat e thella trashësia ka arritur deri 40 cm duke sjellë edhe probleme për shumë banorë.

“Përdor shoferin duke hequr zinxhirët e mjetit”

Zonat më të prekura nga bora në Kukës ngelen fshatrat Shkinak, Tërshen, Turaj, Xhafere, Kollovoz, Stanet e Novesojt e Arrën ku lëvizja në këtë zona bëhet vetëm me mjete të larta pasi trashësia e borës i kalon 40 cm.

Në Bashkinë Has janë fshatrat si Kishaj, Cahan, Muje e Pogaj që kanë probleme me lëvizjen për shkak të borës. Një numër i madh banorësh vijojnë të vuajnë mungesën e energjisë elektrike pas dëmtimit të linjave nga stuhia e borës. Aktualisht Njësitë Administrative Topojan, Shishtavec, Zapod, Surroj e Kolsh në Kukës janë pa furnizim me energji.

Akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme, vende vende ka prezencë të akullit, si në lartësit e qafave të maleve dhe është e nevojshme që drejtuesit e mjeteve të kenë goma dimërore ose zingjirë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA