Donald Trump e ka cilësuar vendimin e gjyqtarit Juan Merchan për ta dënuar atë me 10 Janar, 10 ditë para inaugurimit të tij, si një sulm të paligjshëm politik dhe një teatër të inskenuar.
Trump tha se gjyqtari Juan Merchan “duhet të shkarkohet”, në një postim në platformën e tij “Truth Social” duke adresuar një numër çështjesh të tij ligjore.
Në postim, Trump u shpreh se Merchan “mund të jetë gjykatësi më konfliktual në historinë e Nju Jorkut”, duke theksuar se çështja u ngrit nga administrata Biden-Harris për të sulmuar “kundërshtarin e tyre politik. ”
“Unë nuk fshihja asgjë, gjithçka ishte hapur për ta parë të gjithë”, tha Trump, duke e quajtur atë një “akuzë të rreme, të sajuar nga një gjykatës i korruptuar”.
Komentet e Trump vijnë pasi Merchan ishte pro dënimit ndaj tij. Seanca gjyqësore, në të cilën Trump mund të marrë pjesë virtualisht, është caktuar për 10 ditë përpara inaugurimit të tij më 20 janar.
Top Channel