Sulmi terrorist në New Orleans, presidenti Joe Biden do vizitojë familjet e 15 viktimave të 1 janarit

03/01/2025 17:08

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se presidenti, Joe Biden dhe zonja e parë, Jill Biden, do të vizitojnë New Orleans ditën e hënë.

Kujtojmë  se vizita vjen pas ngjarjes tragjike të 1 janarit në New Orleans. Sulmi terrorist i mori jetën 15 personave dhe la të lënduar të paktën 30.

Sipas deklaratës së Shtëpisë së Bardhë presidenti amerikan dhe zonja e parë do mbajnë zi me familjet e viktimave si dhe do takohen me autoritetet lokale në terren.

Deklarata e Shtëpisë së bardhë:

Presidenti dhe zonja e parë do mbajnë zi së bashku  me familjet dhe anëtarët e komunitetit të prekur nga sulmi tragjik i 1 janarit dhe do të takohen me zyrtarët në terren.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA