Shkrimtari ukrainas që kundërshton propagandën ruse, Zhadan: T’i bashkohesh luftës nuk është “biletë pa kthim”

03/01/2025 20:53

Rusia ka një histori të gjatë të vrasjes së artistëve ukrainas. Nga proto-punks (rrymë muzikore) të viteve 1920 në spastrimet e Stalinit deri tek brezi aktual ndodhet në vijën e parë të luftës së Putinit, lista është e gjatë dhe vazhdon të rritet.

Kur Serhiy Zhadan, një nga poetët më të famshëm ukrainas, njoftoi se po regjistrohej në ushtri, pati shqetësim nga mendimi se edhe emri i tij mund të shtohej në listën e artistëve ukrainas të vrarë nga Rusia.

“Të gjithë ata që shërbejnë janë thjesht një persona normalë, me armë në dorë, që duan të shkojnë në shtëpi dhe të kthehen në një jetë paqësore. E kuptova se kishte ardhur koha që  dhe unë të bashkohesha” tha Zhadan, 50 vjeç.

I lindur në një familje ushtarake në rajonin e Donbasit, Zhadan ishte pjesë e brezit të shkrimtarëve post-sovjetikë që ndihmuan për të nxitur një rilindje të kulturës kombëtare pas viteve të sundimit rus në Ukrainë. Nëpërmjet shkrimit të tij dhe muzikës që bën me grupin e tij, Zhadan and the Dogs, ai ishte një nga udhëheqësit e kësaj lëvizjeje të re.

Zhadan është veçanërisht i dashur nga audienca femërore. Pas një recitali në Poloni, një gazetar tha se ai kurrë nuk kishte parë aq shumë vajza të reja në qytet të veshur me funde të shkurtra në mars.

Kur Presidenti Putin nisi pushtimin e tij të plotë në shkurt 2022, grupi ishte në një tren që po shkonte për një koncert. Me të dëgjuar lajmin, ata u kthyen në Kharkiv, ku jeton Zhadan.

Me një grup miqsh, ai ndihmoi në krijimin e një brigade vullnetare të quajtur Khartiia, e cila ishte pjesë e mbrojtjes që zmbrapsi përpjekjet e Moskës për të pushtuar qytetin në vitin 2022. Ai vizitoi vendin duke mbledhur para për furnizime ushtarake dhe mjekësore.

Ai iu bashkua brigadës në maj dhe pas dy muajsh stërvitje, kaloi pjesën tjetër të verës duke ndërtuar fortifikime jashtë Kharkivit.

Ndërsa vendimi i tij për t’u regjistruar në ushtri u përshkrua nga një akademik ukrainas si “zemërthyer”, në Rusi u mirëprit pasi një bloger ushtarak vendosi një çmim prej 5000 dollarësh për kokën e tij. Zhadan, megjithatë, këmbëngul se nuk dëshiron trajtim preferencial.

Megjithatë, ndoshta është një dëshirë për të mbrojtur një nga heronjtë kombëtarë të vendit që bëri që eprorët e tij ta vendosin atë në njësinë e informacionit të brigadës.

Por është gjithashtu një rol që luan me pikat e tij të forta. Menjëherë ai kishte idenë për të ngritur një radio si një mjet për të kapërcyer “hendekun e informacionit” midis popullatës civile dhe ushtrisë.

Kievi tha se i duhen 160,000 ushtarë për të plotësuar radhët e tij. Përpjekjet e regjistrimit arritën kulmin në verë me 30,000 rekrutë të rinj në muaj. “Ne po përpiqemi të ndryshojmë këtë idenë që shumë njerëz kanë se bashkimi me ushtrinë është një biletë me një drejtim” tha Zhadan.

Viktimat letrare të luftës përfshijnë poetin Volodymyr Vakulenko, 49 vjeç, i cili u rrëmbye nga forcat ruse në vitin 2022 dhe më vonë u varros në një varr masiv. Kur gruaja e tij, romancierja Viktoria Amelina shkoi për të vizituar prindërit e tij, ata gërmuan një ditar që ai e kishte varrosur nën një pemë qershie në kopsht, i cili ju dhurua muzeut letrar te Khrakivit.

Një vit më vonë Amelina, 37 vjeç, vdiq në një sulm me raketa ruse në një restorant në Kramatorsk. “Vdekja lë një boshllëk të madh. Pavarësisht nëse janë poetë apo artistë apo jo, për çdo zë të humbur ukrainas kultura jonë do të deformohet edhe më shumë” tha Zhadan.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA