Festë përtej mundësive! Rritja e shpenzimeve ndodh edhe prej botës digjitale, pasi shtohet presioni për…

03/01/2025 19:51

Me përfundimin e dhjetorit, vjen edhe një analizë e shpenzimeve në muajin e parë të vitit të ri.

E ngrihet pyetja: A festuam përtej mundësive? Tejkalimi i buxhetit gjatë festave sipas ekspertëve të ekonomisë është i mundur edhe prej parave që dërgojnë emigrantët te familjarët e tyre në Shqipëri.

‘Remitancat formale dhe joformale ndikuan pozitivisht edhe këtë fundvit duke rritur buxhetin e familjeve dhe pensionistëve… Gjithashtu gjatë këtij fundviti kishim shumë turistë, hera e parë që numri i tyre vijnë kaq shumë në numër për të festuar natën e ndërrimit të viteve. Ndërkohë që personat me nivel të ulët të të ardhurave nuk patën mundësi të kishin gjelin e detit në tryezë e bënë zgjedhje më racionale sepse pamë që këtë fundvit kishte çmime të larta”, shprehet Romina Radoshiqi- eksperte ekonomie.

Rritja e shpenzimeve në këtë periudhë ndodh edhe prej botës digjitale. Presioni për të blerë dhurata shtohet nga influencimi virtual, teksa shpalosen opsione të pafundme…

‘Personat që donin të falënderonin njëri tjetrin, kanë shkëmbyer dhurata nisur dhe nga dyqanet online apo nga zhvillimi i tregtisë online se duhet thënë rrjetet sociale kanë ndikuar, kanë pasur impakt në shpenzimin e parave”, shton ajo.

Por prej shpenzimeve të festave, shumë njerëz ndihen të rënduar financiarisht, duke bërë që janari të duket një muaj më i gjatë se të tjerët.

“Janari është një muaj i brishtë, duke qenë se të ardhurat e tyre do të jenë si në rrezik; ndaj kërkohet që të mirëmenaxhojnë paratë e tyre. Ndërsa në muajt në vijim duke iu referuar buxhetit 2025 do të kemi një performancë më të mirë ekonomike e cila shpresoj të përkthehet në performancë më të mirë të buxheteve të familjeve shqiptare”, thekson ekspertja e ekonomisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA