U përfshi në një aksident, humb jetën 24-vjeçarja! Ishte kthyer në Shqipëri për të festuar Vitin e Ri
02/01/2025 22:06
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në fshatin Zëmblak të Devollit.
24-vjeçarja, Zoi Ksilla e cila ndërroi jetë pasi u përfshi në një aksident, teksa ishte duke udhëtuar si pasagjere.
Sipas asaj që është bërë me dije deri më tani mësohet se mjeti është përplasur me një tjetër makinë tip “Benz”. Goditja ka qenë aq e fortë sa fatkeqësisht ka rezultuar fatale për 24-vjeçaren e cila humbi jetën në vendin e ngjarjes.
Mësohet se e reja ishte kthyer në Shqipëri për të festuar festat e fundvitit.
Top Channel