Amber ka debatuar ashpër me Rozanën duke i thënë se ka mashtruar rreth raportit të saj me Laertin jashtë shtëpisë.

Ndërkohë Rozana i mohon akuzat e saj duke thënë se e ka sqaruar tashmë këtë gjë.

Pjesë nga debati:

Amber: Po ti Laertin e ke shok të ngushtë

Rozana: Jo moj çfarë shoku të ngushtë tani, e luajti Laerti këtë gjënë. Një herë kam pirë kafe me Laertin

Amber: Po a rrini në pallat bashkë

Rozana: Amber a i ke shok të ngushtë ata që ke në pallat ti tani. Mos e bëni kaq të madhe

Amber: Po ju bëni si shok të ngushtë se kjo është e çuditshme

Rozana: Po ai moj e luajti dhe unë i qëndrova

Amber: Po ti ja di atij gjërat e veta

Rozana: Po se mi ka thënë moj. Kam pir një herë kafe, ja di një histori

Amber: Po të gjitha i ka thënë në një kafe se na habite tani

Rozana: Kështu e ka tipin moj, hapet me mua Laerti

Amber: Domethënë tani e ndave situatën me Laertin

Rozana: Moj e kam thënë dhe në dhomë të rrëfimit, ja kam thënë dhe Laertit këtu po nuk ka dalë. E mora veç dhe i thashë: “Trego si jemi njohur ne”

Amber: Po Laerti di jetën tënde moj, ka thënë që Rozanën e kam njohur që të vogël

Rozana: Po jo moj. Shko pyete dhe një herë, tani shko pyete

Amber: Po ju them që qenkeni të frikshëm. Tani e ndave?

Rozana: Po kam thënë që në fillim un moj. Nuk kam shoqëri un me Laertin

Amber: Po kur nis të tregojë diçka, Laerti ja bën gjithmonë, ‘e di Rozi’ ose ‘o Rozi ti si le këto’

Rozana: Po mirë, tani un duhet të përgjigjem për çfarë thotë Laerti

Amber: Po ti pse ja mban lojën Laertit?

Rozana: Kam qejf. Po ti pse ja mban lojën dikujt tjetër?

Amber: Kujt ja mbaj lojën unë? Mos ta mbaj gjë ty?

Rozana: Po mirë, ti je ketë për të parë kujt ja mbaj lojën un?

Amber: Po i hedh një sy gjithë shtëpisë moj

Rozana: O zemra ti e ha këtë që unë kam shoqëri me Laertin

Amber: E ke bërë ti të besueshme

Rozana: Bravo. Ashtu besoje. Ça të them unë

Amber: Domethënë ti je mashtruese? Se kështu i bie

Rozana: Po çfarë keni këto, mashtrues, injorant

Amber: Po pranoje pra që je mashtruese, që po gënjen një milet të tërë

Rozana: Jo jo, ja kam thënë miletit unë në dhomë të rrëfimit, e di mileti komplet. Unë me Laertin skam asgjë.

Amber: Dhe ti këtu po aktron?

Rozana: Jo moj nuk aktroj, ja kam thënë të gjithëve që skam gjë

Amber: Po unë përsëri edhe te kjo që thua ti, unë nuk të besoj

Rozana: Po ça të them un ty tani, unë nuk jam këtu për të mbushur mendjen ty o Amber

Amber: Ndatë rolet tani. E bëre rolin në fillim sikur e kishe shok, tani e ndave

Rozana: Duhet të jesh e qartë që unë nuk jam këtu për të mbush mendjen ty

Amber: O Rozana lëri këto lojëra se le nam. Një farë përgjegjësie e ke për ata që jeton me ta.

Rozana: Me asnjë nuk kam përgjegjësi këtu

Amber: Pranojë që je mashtruese

Rozana: Nuk jam dhe skam qenë asnjëherë

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA