Rritja e interesit rreth Formula 1 ka rezultuar në ardhjen e sponsorizimeve të reja dhe të rëndësishme, si për ekipet ashtu edhe për pilotët apo vetë organizatorët.
Dhe ky “shi parash” ndikoi edhe në pagat e pilotëve. Këtë e konfirmoi revista “Forbes”, e cila vlerësoi një rritje prej 23% të pagës për dhjetë pilotët më të paguar në krahasim me një vit më parë. Në krye të renditjes së hartuar nga revista amerikane, për të tretin vit radhazi, është Max Verstappen.
Katër herë kampionati i botës arrin të mbledhë shumën prej 75 milionë dollarësh nga Red Bull, të ndarë mes një pjese fikse (60 milionë) dhe të ardhura të tjera të lidhura me performancën, bonuse me vlerë 15 milionë dollarë. Vendi i dytë i nderit shkon për Lewis Hamilton, i cili ka arkëtuar gjithsej 57 milionë dollarë në sezonin e tij të fundit me Mercedes.
Lando Norris me McLaren ndodhet i treti dhe pas rinovimit të kontratës dhe rezultateve të arritura në këtë kampionat, do të fitojë 35 milionë dollarë. Nga sezoni 2025 dhe në vazhdim kampionati i Formulës 1, ku në këtë edicion do të ketë risinë e kalimit të madh të Lewis Hamilton tek Ferrari.
Top Channel