Lamë pas një vit të mbushur me ngjarje të mëdha sportive dhe historike për ekipet tona.
Kampionati Europian i futbollit “Gjermani 2024” ishte arritja e dytë më e madhe historike për kombëtaren tonë të futbollit, pas Euro 2016-s dhe Lojërat Olimpike “Paris 2024” ku për herë të parë në historinë e sportit shqiptarë u fituan medaljet olimpike.
Sa i përket futbollit, sportit më të dashur në botë, viti i shkuar pati emocione të luhatshme për kuqezinjtë me kulmin e verës në Gjermani dhe mbylljen e vitit jo si duhej në Ligën e Kombeve.
Por ky vit 2025 është edhe më i rëndësishëm, ëndrra jonë dhe objektivi i radhës i skuadrës sonë të futbollit është kualifikimi në një kampionat botëror, ku për ne do të jetë një sfidë më vete, si në aspektin sportive ku në grup kemi një gjigand si Anglia por edhe në aspektin sportive dhe jo vetëm, si përballja me Serbinë.
Një sfidë e madhe dhe një bankëprovë serioze për Sylvinhon nga i cili pritet shumë, për të na kualifikuar, ky është ende kushti për brazilianin që të vazhdojë të jetë në pankinën e kombëtares sonë.
Top Channel