Festë e përgjakshme në Mal të Zi/ 5 të vrarë në Cetinje, detajet e para

01/01/2025 19:21

Të paktën pesë persona janë vrarë sot në Cetinje, ndërsa policia është në kërkim të autorit, Aco Martinoviqit nga Cetinja, raporton Vijesti.

Këto janë të dhënat e para të policisë nga vendngjarja e tragjedisë, ndërsa dyshohet se numri i viktimave të vrasjeve masive është më i madh.

Festa e përgjakshme Martinoviqi e nisi në tavernën “Velestovo”, afër Qendrës Sportive.

Mësohet se fillimisht në atë lokal ka ndodhur një përleshje, pas së cilës i kërkuari ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar.

Drejtoria e Policisë i ka apeluar qytetarëve të Cetinjës që të qëndrojnë të kthjellët dhe të qëndrojnë në banesat e tyre, ndërsa të gjitha njësitet policore në dispozicion janë në terren dhe janë duke ndërmarrë aktivitete në kuadër të juridiksionit të tyre me qëllim të vënies nën kontroll të situatës dhe ndjekjes penale të autorëve.

“Njoftojmë publikun se kjo është një ngjarje situative, e cila nuk është rezultat i goditjes së grupeve të organizuara kriminale me rrezikshmëri të lartë. Për të zgjidhur këtë situatë krize, në terren janë dërguar njësitet speciale të policisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA