Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vizituar Drejtorinë e Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Veriut.
Në vizitën e saj të parë atje që pas sulmit të 29 nëntorit në kanalin e Ibër-Lepencit, Osmani ka falënderuar policët e të gjitha komuniteteve për shërbimin e tyre.
Po ashtu, presidentja Osmani ka vizituar disa biznese ne Mitrovicë të Veriut dhe shtëpitë e ndërtuara te Kroi i Vitakut në Mitrovicë të Veriut.
“Në radhë të parë ishim në vizitë në drejtorinë e Policisë për t’i falënderuar policët e të gjitha komuniteteve për shërbimin e tyre të çdo ditshëm në interes të të gjithë qytetarëve në mbrojtjen e jetës dhe pronës së tyre.
Për t’i inkurajuar ata që edhe kur ka netë festash dhe ata sakrifikojnë duke qenë larg familjes së tyre dhe për t’iu dhënë gjithë mbështetjen e mundshme institucioneve të Kosovës”, tha Osmani.
Top Channel