Dua Lipa ka “ndarë” një moment të veçantë me fansat e saj, duke treguar unazën e fejesës që ka marrë nga aktori Callum Turner, i cili mendohet se i propozoi për martesë gjatë festimeve të Krishtlindjeve.
Edhe pse asnjë prej tyre nuk ka bërë një njoftim zyrtar në lidhje me këtë ndodhi, raportohet se Callum, 34 vjeç, i bëri propozimin Duas, 29 vjeçe, gjatë një mbrëmjeje festive, duke u ulur në gjunjë.
Dua, e cila po kalonte një ditë relaksuese me miqtë në Londër, është parë duke mbajtur me krenari unazën e saj të fejesës gjatë një seance joge.
Pamja e saj tërhoqi vëmendjen e kalimtarëve, pasi ajo ishte veshur me një pallto të bardhë, pantallona të zeza dhe çizme UGGs, duke e ruajtur stilin e saj të thjeshtë dhe të sofistikuar.
Gjithashtu, ajo kishte flokët e kapur gërshet të lirshëm dhe mbante një pamje natyrale, pa makijazh, me syze dielli për një look freskues.
Në momentin e fotografimit, ajo ishte duke shijuar një ditë të qetë pas një periudhe të mbushur me festa dhe lumturi.
Top Channel