Yjet e Hollywood-it, Angelina Jolie dhe Brad Pitt, kanë arritur një marrëveshje divorci pas një beteje ligjore tetëvjeçare, sipas avokatit të aktores.
Çifti, i cili u martua në vitin 2014 dhe kanë gjashtë fëmijë, ishin ndër çiftet më të profilit të lartë në industrinë e argëtimit, të cilët u quajtën “Brangelina” nga shtypi.
Jolie bëri kërkesë për divorc në vitin 2016, duke përmendur “dallimet e papajtueshme”. Më vonë doli gjatë procedurave të veçanta gjyqësore se ajo e kishte akuzuar Pitt se po abuzonte me të dhe dy nga fëmijët e tyre në një avion privat atë vit.
Pitt nuk u akuzua pas një hetimi policor për incidentin dhe i ka mohuar akuzat. Avokatët e tij nuk kanë komentuar publikisht për zgjidhjen e divorcit.
Çifti ishte përfshirë në një betejë për kujdestarinë e fëmijëve në muajt pas shpalljes së tyre të divorcit. Ata ranë dakord për një marrëveshje të përbashkët në 2021.
Top Channel