Prokuroria e Tiranës i kërkoi gjykatës të konfiskojë 13 pasuri me vlerë 2.5 milionë euro të cilat i përkisnin familjarëve të të ndjerit Paulin Gjergji, vrarë gjatë një atentati katër vjet më parë.
Prokurorët e krijoi bindjen se këto asete janë të pajustifikuara dhe burojnë nga aktiviteti i viktimës, i cili rezulton i dënuar në Itali për çështje narkotikësh. Ndërsa në Holandë njoftojnë prokurorët Paulin Gjergji që u vra së bashku me Bujar Likën, ka qenë nën hetim për pastrim parash
Anila Hoxha raporton për Top Channel se pasuritë për të cilat kërkohet kalimi i tyre në favor të shtetit janë 5 apartamente si edhe garazhe dhe njësi shërbimi që konsiderohen të prejardhura nga aktiviteti i paligjshëm
Për vrasjen e Paulin Gjergjit dhe Bujar Likës që u qëlluan për vdekje në një lokal, u ngritën akuza ndaj katër shtetasve, midis tyre edhe për Eduart Lamaj që u cilësua si ekzekutori, ndërsa të tjerët si bashkëpunëtorë.
Megjithatë motivet e atentatit nuk u zbardhën asnjëherë pavarësisht pistave të shumta që nisnin nga përplasjet e grupeve kriminale deri tek tentative për të grabitur biznesmenin.
Hetimet pasurore të prokurorive të zakonshme bazohen kryesisht në informacionet e sjella ndaj shtetasve të hetuar për çështje të krimit vite më parë
Rekordin për kërkesat për të bllokuar pasuri të prejardhura nga aktiviteti kriminal e mban prokuroria e posaçme SPAK e cila ka sekuestruar 182 milionë euro pasuri të pajustifikuara, të cilat nga hetimi rezulton se ju përkiste jo vetëm anëtarëve të krimit të organizuar por edhe ish funksionarëve të drejtësisë dhe funksionarëve të lartë shtetërorë.
Top Channel