Ledri Vula është një nga reperët më të dashur dhe këngët e tij bëhen menjëherë hite.
Jo vetëm me jetën profesionale, por edhe me atë personale, Ledri është gjithnjë në qendër të vëmendjes mediatike.
Vetëm pak më parëm në një rrëfim special në rubrikën “Galeri” në “E Diell”, Ledri u shpreh për raportin e tij me Sara Hoxhën, vajzën e tij Poem, e shumë të tjera.
“Me vajzën marrëdhëniet janë të shkëlqyeshme. Vjen shpesh, e takoj shpesh. Mbaroj të luaj me të… Raportin me gjyshërit e ka shumë të mirë. E llastojnë, por edhe është e dëgjueshme”.
Ai tregoi gjithashtu për talentin që sheh te e bija, edhe pse e vogël në moshë.
“Ka ritëm, edhe ka sens për refren. E ka hitin brenda. (qesh) Nuk është e lehtë të jesh këngëtare. Por unë kam qejf të bëhet çfarëdo që do ajo, por është ende e vogël”.
E teksa u pyet nga Ed Manushi, lidhur me fazën në të cilën është, ai nuk dha komente për jetën personale, duke treguar për të gjithë vëmendjen e përkushtuar në muzikë.
“Jam në një periudhë shumë i përqendruar në muzikë, studios”.
Top Channel