Sophia Smith, ish-e dashura e yllit të grupit “One Direction”, Liam Payne, ka ndarë një moment të rëndësishëm të jetës së saj me ndjekësit.
Ajo ka bërë publike lajmin se është fejuar me të dashurin e saj aktual, James Bridgwood, pas një propozimi emocionues që ndodhi gjatë festimeve të Krishtlindjeve.
Sophia ka postuar një video ku James i propozon për martesë në një dhomë të mbushur me petale trëndafili dhe një shishe shampanjë.
Ata po kalonin një moment të bukur bashkë me vajzën e tyre, Angelina Grace, e lindur në prill të vitit 2023.
Për të shoqëruar këtë moment, Sophia ka shkruar:
“Po një milion herë. 25.12.24”– duke shtuar një zemër në përshkrim.
Për të kujtuar, Sophia dhe Liam kishin një lidhje të njohur që nisi në vitin 2013 dhe përfundoi në tetor të vitit 2015. Gjatë periudhës së lidhjes së tyre, Liam e kishte kërkuar disa herë Sophian për të dalë me të, para se ata të fillonin marrëdhënien./ TAR
Top Channel