Dita e diel në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ka pasur një debat të ashpër mes Rozanës dhe Gertës.
Gerta e akuzoi Rozanën se po aktronte gjatë spektaklit të së shtunës, kjo pas debatit me Jozin.
Këngëtarja nuk u kursye në përgjigjen e saj, duke e akuzuar se moderatorja është e pabesë dhe nuk i pëlqen loja që ka zgjedhur të bëjë.
Pjesë nga debati mes Rozanës me Gertën:
Rozana: Me ty do e fitoj Big Brother. Me gjithçka të përball
Gerta: Duartorikteni pak
Rozana: Ik mi Gerta
Gerta: Dje ke bërë një super aktrim dhe e hëngrëm të gjithë. Është e dyta herë që e hamë. Tani unë nuk të besoj më
Rozana: Nuk jam këtu të më besosh ti
Gerta: Edhe Xumi çfarë s’të tha
Rozana: Çfarë më tha Xumi mua moj llafazane, moj e pabesë
Gerta: Mbaje moj një ditë
Rozana: Moj e pabesë që pret të të përqafojnë. Çfarë të të përqafosh? A përqafohesh ti moj? Zemër nuk ke, por edhe stomakun e ke gjysmë. Je njeri me gjysmë stomaku.
Gerta: Ti që fal kaq shumë, pse nuk u ngrite të më përqafoje. Fal Xumin, fal Jozin…
Rozana: Fal njerëzit që dinë të kërkojnë falje
Gerta: Deri dje çfarë të kam bërë unë ty
Rozana: Nuk më pëlqen si njeri, nuk më pëlqejnë mendimet e tua, nuk të konsideroj dhe nuk të vlerësoj fare për lojën që bën këtu. Nuk më pëlqen të të përqafoj
Gerta: Edhe kur më vjen mesazhi i çunit prapë nuk të pëlqen të më përqafosh
Rozana: Ti qenke fare, po ik o goc tani.
Top Channel