Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka sulmuar sot prokurorinë, për atë që ai thotë se “nuk reagojnë shpejt kur nuk bëhet fjalë për Lëvizjen Vetëvendojse”, por “reagojnë shpejt kur Vetëvendosje bën ndonjë gabim të aluduar procedurial”.
Kreu i qeverisë kosovare i quajti prokurorët e Kosovës, “kërmij”, dhe “lepuj”.
Kurti ka vendosur që të mos i përgjigjet kërkesës së Prokurorisë Speciale për t’u pyetur si dëshmitar. Ai përmendi Kryeprokurorin e prokurorisë speciale. Blerim Isufajn, i cili nuk pranohet për kryeprokuror nga Qeveria dhe Presidenca, megjithëse është zgjedhur nga Këshilli Prokurorial i Kosovës.
Për Kurtin, Isufaj është “regjistor i pamjes kur Kurti hynë në Prokurori dhe bëhet lajm ndërkombëtar për korrupsion”.
Pas akuzace të forta të kryeministrit të Kosovës, kryeprokurori Isufaj ka paralajmëruar një konferencë për shtyp ditën e hënë.
“Ju njoftojmë se të hënën, 30 dhjetor 2024, duke filluar nga ora 13:00, Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, z. Blerim Isufaj, do të mbajë konferencë për media”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Top Channel