Debatet kanë shoqëruar shtëpinë e Big Brother VIP javën që lamë pas, ku disa prej banorëve u përplasën dhe për spektaklin që ata do të organizojnë për festën e fundvitit.
Rozana u përplas me Aldon, kjo për arsyen se sipas saj, rreshtat e këngëtares në veprën e tyre ishin fshirë. Kjo gjë përfshiu më pas dhe Olsin, të cilit Rozana iu drejtua se ai nuk njihte letërsinë dhe dramaturgjinë shqiptare.
Aldo: Unë jam një person që sado mundohem të tregohem modest, jam shumë i hapur për sugjerime, por pres që një artist tjetër që kam përballë të ketë modestinë e barabartë dhe të mos e marrë sikur është e veta. Ajo që më frustoi ishte që mori letrën dhe po i këndonte letrën në grup. Kjo po futej pa mua, po bëheshin shtesa dhe ndërrime. Mjaft është mjaft. Ato epitete nuk më lëndojnë. Dy momente më pas më tha që i njihte punët e mia. Mendoj si ishin në nerv e sipër. Ajo që gjykoj është kjo egoja artistike. Dikush nuk mund të përgjigjet: ‘Mbaroje ti o talent’.
Rozana: Po bënim një skenar i thjeshtë, një frymëmarrje dhe thashë që të bënim një moment me frymëmarrje. Aldo vjen dhe më thotë që çfarë po bën këtu. Do ishte më etike të thoshte që Rozana hajde shihi këto gjërat t’i ndryshojmë. Sot pasdite Aldo shkroi diçka që mendoj që ai i ka mbajtur nga ato që shkruajta unë.
Olsi: Nuk është plotësisht e sinqertë. Ka një sens të protagonizmit. Vetëtrajtimi si diva i bën të tjerët të shkojnë në pikën që kur Rozana të aktivizohet në diçka, të tjerët ta kenë për nder.
Top Channel