Presidenti gjerman Frank Walter Steinmeier vendosi të shpërbëjë Bundestagun dhe të shpallë e parakohshme, të domosdoshme në këtë pikë për shkak se qeveria e Olaf Scholzit ka humbur shumicën në parlament.
Steinmeier sqaroi se pas konsultimeve me partitë, vulosi mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në 23 shkurt 2025.
“Në kohë të vështira, nevojitet një qeveri e aftë për të vepruar. Partitë tani synojnë të kenë një qeveri efektive dhe një shumicë të qëndrueshme”, tha presidenti gjerman.
Krerët e partive politike: SPD, Unionit CDU/CSU dhe partitë e tjera kanë rënë dakord së bashku që të kërkohen zgjedhje të reja.
Rënien e qeverisë Scholz e shkaktoi vendimi i kancelarit për pezullimin e ministrit të financave Christian Lindner nga FDP-ja, çka solli për rrjedhojë tërheqjen e kësaj partie nga koalicioni qeverisës me socialdemokratët, ekologjistët dhe liberalët.
Shpërbërja e Bundestagut dhe zgjedhjet e parakohshme në Gjermani janë shumë të rralla. Ishte kjo hera e gjashtë pas Luftës së Dytë Botërore, që një kancelar kërkoi votëbesim.
Në tre raste, qeveria e ka përfunduar para kohe mandatin. Kjo i ka ndodhur kancelarit Willy Brandt (SPD) në 1972, Helmut Kohl (CDU) në 1982 e Gerhard Schröder (SPD) në 2005. Dhe tani kancelarit Scholz.
Partitë politike kanë paraqitur ndërkohë edhe programet e tyre zgjedhore dhe kandidatët për kancelar/e: Olaf Scholz, Friedrich Merz, Robert Habeck dhe Alice Weidel. Dikush prej tyre do të jetë edhe kancelari apo kancelarja e Gjermanisë pas zgjedhjeve të parakoshme.
Top Channel