Vrau me sëpatë bashkëshortin/ Gjykata e Sarandës merr vendimin, shtrohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja
26/12/2024 14:52
Ka dalë sot para gjykatës së Sarandës 48-vjeçarja Elvira Tahiraj, e cila në orët e para të mëngjesit të së martës vrau bashkëshortin e saj, Llazar Tahiraj 55 vjeç duke e goditur me sëpatë.
Seanca është zhvilluar rreth orës 12.00, e në përfundim të saj gjykata ka vendosur të vlerësojë të ligjshëm arrestimin e 48-vjeçares për veprën penale “vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe ka caktuar ndaj saj masën e sigurimit “shtrim i përkohshëm në një spital psikiatrik”.
Në seancën gjyqësore Elvira Tahiraj është mbrojtur nga një avokate e caktuar kryesisht nga shteti.
Top Channel