Po shenjëstrohen qëllimisht? Koreano-veriorët goditen rëndë në betejën ndaj Ukrainës!

26/12/2024 08:44

Trupat elite të Koresë së Veriut janë kanë marrë goditje të rënda në fushatën kundër  forcave ukrainase në rajonin Kursk të Rusisë.

Afro 1.100 forca speciale të vendit komunist, sipas mediave të huaja, janë vrarë apo plagosur në Rusi që kur kanë nisur luftimet me Ukrainën disa javë më parë, raportoi Shërbimi Kombëtar i Inteligjencës i Koresë së Jugut.

Në mesin e të vrarëve raportohet të jetë edhe një general. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, pretendon se kjo shifër është më e lartë, mbi 3.000 apo çereku i forcave speciale të Koresë së Veriut që u dërguan në Rusi, edhe pse udhëheqësi ukrainas tha se këto të dhëna janë paraprake.

Video të publikuara së fundi në perëndim, të cilat tregonin sesi dronë kamikazë godisnin duke vrarë një e nja trupa kreoano-veriore kanë nxitur pyetjet nëse ato po shënjestrohen qëllimisht, për të dëshmuar kështu disfatën që i pret aleatët e Moskës në terren.

Lideri koreano-verior Kim Jong-un, megjithatë, nuk duket se është i shqetësuar nga humbjet. Udhëheqësi autoritar raportohet se po dyfishon mbështetjen e tij për presidentin rus, Vladimir Putin, në këmbim të furnizimeve kritike të naftës, parave të gatshme dhe teknologjisë ushtarake.Zelensky tha se Koreja e Veriut mund të dërgojë më shumë trupa dhe armë në front. Shtabi i Përgjithshëm i Koresë së Jugut e mbështeti këtë parashikim, duke thënë se Pheniani po përgatitet për rotacion të ushtarëve apo që ta furnizojë Rusinë me trupa shtesë.

Mbështetja ushtarake e Koresë së Veriut po vjen në një kohë kritike të luftës. Rusia po synon që të mposhtë këmbësorinë ukrainase, e cila ka më pak ushtarë dhe burime, dhe të fitojë territor para se fuqia njerëzore dhe burimet e saj të kufizohen.

Rusia, sipas Pentagonit, ka humbur më shumë se 600.000 ushtarë gjatë pothuajse 3 vjet luftë, ajo ka shpenzuar shumicën e materialit të luftës dhe po përballet me vështirësi që të zëvendësojë artilerinë dhe raketat e saj që i duhen për shkak të sanksioneve perëndimore.

Tani, pothuajse dy e treta e mortajave dhe granatave që Rusia lëshon në Ukrainë vijnë nga Koreja e Veriut, ka raportuar Wall Street Journal, duke cituar Andriy Kovalenko, oficer të ushtrisë ukrainase. Ne nje tre raketë balistike që lëshohen drejt Ukrainës është prodhuar në Korenë e Veriut, sipas zyrtarëve ukrainas.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA