Erion Veliaj, kryetar i bashkisë së Tiranës, hyri në SPAK herët në mëngjes ku dhe qëndroi për pesë orë para një grupi hetimor që e kishte thirrur për ta pyetur.
Veliaj dha dëshminë e tij në cilësinë e deklaruesit për një hetim qe po drejtohet nga dy prokurorët e posaçëm, Altin Dumani dhe Ols Dado.
Ndonëse nuk ka asnjë qëndrim zyrtar mbi këtë procedim penal, që është i regjistruar si hetim pasuror dhe dyshimet e korrupsionit, jo zyrtarisht bëhet me dije se çështja nuk është shënuar ende me emra konkretë nën hetim.
Gjatë kohës që Veliaj po pyetej, jashtë SPAK qytetarët protestuan dhe qëndruan derisa kryebashkiaku i kryeqytetit doli nga prokuroria. Ai u shoqërua njësoj siç edhe kur hyri nga drejtori i zyrës me publikun dhe drejtori juridik. Veliaj nuk dha detaje se për çfarë u pyet.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se për Erion Veliajn kjo është hera e dytë për këtë vit qe pyetet nga SPAK, ndërkohë qe pak ditë më parë dha dëshminë e saj edhe bashkëshortja Ajola Xoxa. Gjate tre javëve të fundit, SPAK vuri në lëvizje BKH që kreu kontrolle mes tyre edhe personal ndaj Ajola Xoxës, si dhe i bllokoi telefonin.
Këto veprime qe kundërshtuan nga avokatët e saj në Gjykatën e Posaçme, megjithatë gjyqësisht ankesat nuk ju pranuan nga dy shkallët e para.
Top Channel