Të gjithë besoj se e dimë dashurinë e familjes Kardashian/Jenner për periudhën e Krishtlindjes, si dhe për çdo festë tjetër, ku nuk kursehen kur bëhet fjalë për dekorimet.
Këtë herë Kendall Jenner ka mahnitur me pamje nga shtëpia e saj për periudhën e festave duke treguar se dashuria për Krishtlindjet vjen nga ndikimi i nënës së saj, Kris Jenner.
Modelja ka shprehur se e vlerëson shumë mënyrën se si nëna e saj e ka mësuar të kujdeset për shtëpinë dhe të festojë me pasion çdo festë.
Ajo tregon se Krishtlindjet, Pashkët, Halloween-i apo çdo festë tjetër, janë momentet kur nëna e saj e mbush shtëpinë me dekorime. Bukuroshja ka thënë:
Dekorimi i shtëpisë për Krishtlindje i Kendall Jenner është gjithmonë i thjeshtë dhe elegant.
Edhe këtë vit, ajo ka zgjedhur një stil minimalist, por që ruan një bukuri të veçantë dhe të sofistikuar./ TAR
Top Channel