26/12 08:12
Arinaldo Rrapaj nuk është më një futbollist i Partizanit.
Mesfushori që shkëlqeu me të kuqtë e kryeqytetit do të nisë një aventurë të re, tashmë në Ukrainë me skuadrën e Kolos Kovalivka.
23-vjeçari spikati në kryeqytet, ku veshi fanellën e të kuqve për disa sezone dhe dha një kontribut të rëndësishëm ndër vite, duke fituar një titull kampion dhe një Superkupë të Shqipërisë.
Në 145 ndeshje të luajtura me Partizanin, Rrapaj ka shënuar 22 gola dhe ka dhënë 23 asiste.
Top Channel